29 Nëntor 2020

Ministria e Bujqësisë ekzekutoi pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020.

Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq.

Ministri Mustafa u zotua se ai, kabineti i tij dhe e gjithë Ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendor të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)