20 Prill 2024

Ministri Stavileci vizitoi komunën e Burimit

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, vizitoi fermën e Malush Hysenajt në Dragolec të komunës së Burimit, i cili para disa ditësh ka humbur mbi 30 dele pasi që një kope ujqish që ia kishin sulmuar bagtinë  në fermë.

Ministri Stavileci tha se sapo kemi dëgjuar për këtë fatkeqësi, menjëherë kemi dërguar një komision për të ardhur në vend të ngjarjes dhe pas vizitës së bërë, MBPZHR-ja për ta mbështetur edhe financiarisht fermerin Hysenaj pas këtij rasti, ka ndarë edhe një shumë modeste të hollash.

Ministria e Bujqesise, vazhdoi më tej ministri Stavileci, vetëm në këtë rajon përmes projektit për kafshë të imëta (dele dhe dhi), sivjet i ka subvencionuar rreth 450 blegtorë dhe po ashtu, edhe fermeri Hysenaj është njëri nga fermerët që kanë qenë përfitues të këtij projekti.

Ndërsa, fermeri Hysenaj, pasi falenderoi ministrin Stavileci për vizitën e bërë, shtoi se Ministria e Bujqësisë është njëra nga institucionet që në rrethana të ndryshme, atë e ka përkrahur më së shumti.

Në po të njejtën ditë (21 korrik), ministri Stavileci, me qëllim të monitorimit të punës së përfituesve të projektit për ngritjen e pemishteve të reja në kuadër të sektorit të Hortikultures, ishte për vizitë edhe në fshatin Kovragë të komunës së Burimit, përkatësisht në pemishtet e familjarëve Blakaj (përfitues të rreth 20.000€ për ngritjen e 7 hektarëve me pemishte të reja).

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Stavileci tha se këtë vit i kemi shtuar përpjekjet për ta përkrahur edhe më shumë sektorin e Hortikultures ngase edhe buxhetin nga 700.000€ sa ka qenë vitin e kaluar për këtë sektor, e kemi ngritur në 1.4 milion euro dhe deri me tani numri total i projekteve të miratuara për vreshtari, pemëtari dhe perimekulturë sillet rreth 310 sosh.

Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me fermerët, shtoi ministri Stavileci, dhe hallka më e rëndësishme e këtij sektori janë vet këta. Të dyja palët jemi të vetëdijshëm që nevojat e fermerëve nuk janë në proporcion me mundësitë tona, por për ta zhvilluar këtë sektor të gjithë aktorët duhet të japin kontributin e vet.

Sivjet, vazhdoi më tej ministri Stavileci, është hapur një faqe e re e zhvillimit ngase për përmirësimin e standardeve të përpunim/tregtimit dhe për shtrirjen e intervenimeve në zhvillimin dhe modernizimit e tre nënsektorëve të bujqësisë, përkatësisht përpunimit të qumështit, mishit dhe pemëve e perimeve, do të ndahen edhe 5 milion euro grante si vazhdimësi e përkrahjes për prodhuesit tanë.

Ndërsa, kryetari i SHPP “Pema”, Safet Blakaj tha se prodhimtaria e pemëve mund të zgjerohet edhe më shumë përmes krijimit të pemishteve intensive dhe mbjelljes së fidaneve të reja, por si nevojë e imediate e identifikuar është edhe investimi në mekanizma dhe në infrastrukturën përcjellëse të prodhimit të tyre.

Në përgjithësi, vazhdoi më tej Blakaj, duke u nisur nga fondet që MBPZHR-ja ka në dispozicion, jemi të kënaqur edhe me përkrahjen e tyre, por në të ardhmen shpresojmë të përkrahemi edhe më shumë.

Objektivi i dhënies se granteve për fermat të cilat investojnë në prodhimtarinë intensive të pemëve, perimeve dhe rrushit është të arrihet furnizimi i përhershëm dhe i qëndrueshëm ushqimor me produkte vendore të freskëta dhe cilësore, si dhe reduktimi i importeve të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)