18 Prill 2024

Ministri Rikalo u takua me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me Ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Kapitanovic për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, ambasadorja kroate ishte veçanërisht e interesuar për sektorin e verës dhe vreshtarisë, si dhe për prodhimin e mjedrave.

Ajo theksoi se bashkëpunimi në aplikimin e standardeve të BE-së në produktet bujqësore do të përmirësohet dhe se do të ofrojnë përvojën e Kroacisë në këtë drejtim.

Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)