18 Nëntor 2017

Ministri Rikalo prezanton iniciativën për bashkëpunim me shërbimin civil

Prishtinë, 13 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka mbajtur sot një takim njoftues me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari dhe atë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, si dhe me drejtorët e departamenteve të ministrisë. 

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo ka prezantuar para bashkëpunëtorëve të tij të shërbimit civil iniciativën e tij për bashkëpunim, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Me këtë rast, ministri Rikalo ka potencuar se do të japë mbështetjen e tij për të realizuar programet mbështetëse për fermerët, si atë të Pagesave Direkte ashtu edhe atë të Granteve Investive, në përputhje me dokumentet strategjike, të cilat tashmë i ka në dispozicion ministria.

Ai është shprehur i bindur se përmes angazhimit të tij dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira në bujqësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)