19 Janar 2019

Ministri Rikalo dhe Ambasadori Delawie vizituan fermerët e Junikut

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie dhe Ambasadorin e Hungarisë, László Markusz kanë vizituar fermerët e Komunës së Junikut, me c ‘rast kanë parë për së afërmi investimet  e bëra në këtë komunë nga MBPZHR-ja dhe USAID-i.

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, vlerësoi se projektet e përbashkëta të ministrisë me USAID-in kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në investimet për zgjerimin e veprimtarive bujqësore në vend.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e shtetit hungarez për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ndryshe, me investimet e bëra në komunën e Junikut, MBPZHR- ja dhe USAID-i përmes granteve investive kanë arritur që të ngrisin sisteme intensive të kultivimit të kulturës së qershisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)