28 Mars 2024

Ministri Peci vizitoi prodhuesit bujqësor në fshatin Polac

Prishtinë, 17 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u ka bërë vizitë sot prodhuesve bujqësor në fshatin Polac të Skenderajt, ku ka parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë këta fermerë dhe është njoftuar edhe me sfidat me të cilat përballen ata në zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

Me këtë rast, Ministri Peci vizitoi sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit dhe të misrit, si dhe fermën blegtorale tek fermeri Selim Gucati në këtë fshat dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për prodhuesit bujqësor në të gjithë vendin, duke theksuar se do të vazhdoj të jetë pranë tyre për të parë ecurinë e veprimtarive të tyre.

“Aktivitetet bujqësore e blegtorale të fermerëve punëtor siç është Selimi do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive”, ka thënë Ministri Peci.

Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar nga fermerët e këtij rajoni se aplikimin në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve e kanë pasur më të lehtë, falë procedurave që kanë përfshirë në kuadër të këtij programi.

Ndryshe, fermeri Selim Gucati kultivon 3 hektarë me grurë, 3 me misër, si dhe mbarështon 500 pata, ku prej tyre shfrytëzon përpos mishit edhe vezët dhe dhjamin.

Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë, si një ilaç popullor për mushkëritë. Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)