20 Prill 2024

Ministri Peci kërkon zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe Sandra Horina, Përfaqsuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin e grave fermere si pjesë integrale e zhvillimi të bujqesisë në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Faton Peci potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri, ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)