28 Mars 2024

Ministri Mustafa takoi zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë, Jan Alex Voss

Prishtinë, 27 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka pritur sot në takim zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss, me të cilin kanë biseduar rreth objektivave të kësaj ministrie dhe politikave zhvillimore në bujqësi, si dhe mundësive për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Mustafa, ka falënderuar zv. Ambasadorin Voss për mbështetjen e pandërprerë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, sidomos atë në sektorin e bujqësisë.

Ministri Mustafa njoftoi zv. Ambasadorin Voss edhe për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Nga ana e tij, zv. Ambasadori Voss ka ftuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrahë në formë këshillimi Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren meqë sektori i bujqësisë është një nga sektorët kyq të parkut të ri.

Ai gjithashtu informoi Ministrin Mustafa për një projekt të financuar nga Ministria Federale e Ambientit që do të fillojë këtë muaj në Komunën e Kamenicës dhe që ka për qëllim një bujqësi të qëndrueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)