19 Prill 2024

Ministri Mustafa priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Prishtinë, 16 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti për herë të parë në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa e ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati.

Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për Republikën e Kosovës, posaçërisht për sektorin e bujqësisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bencze, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër, duke e vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)