18 Janar 2021

Ministri Mustafa premton se do t’i qëndrojë pranë kultivuesve të mjedrës

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës "Mjedra e Kosovës", kryetarin Sami Uka dhe drejtorin ekzekutiv Kujtim Lepaja.

Përfaqësuesit e shoqatës së mjedrës folën mbi sfidat e kultivuesve si dhe përcollën reagimet e komunitetit, mes të cilave atë për pagesën e subvencioneve për këtë kulturë.

Nga ana tjetër, ministri Mustafa, pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha vërejtjet, tha se ka për të vazhduar përkrahjen e Ministrisë ndaj kultivuesve të mjedrës.

Ministri Mustafa rikujtoi përfaqësuesit e kultivuesve të mjedrës se pagesa e subvencioneve për këtë kulturë po vijon.

“Pas ekzekutimit të pagesës së parë, do të vijohet me ciklin e dytë të pagesës, i cili po zbatohet si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Ministri Mustafa.

Ministri Mustafa theksoi gjatë takimit se do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë kultivuesve të mjedrës në tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shfaqen në këtë sektor edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)