03 Mars 2021

Ministri Mustafa pranë kultivuesve pejanë, mbështet fuqizimin e tyre

Pejë, 11 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë ditës së sotme ka vizituar kultivuesit e perimeve në fushë të hapur e në serra, ata të boronicës, si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.

 “Do të jem në çdo kohë afër jush, për të ju mbështetur edhe në plasimin sa më efikas të prodhimeve tuaja, e në të njëjtën kohë do të angazhohem në vazhdimësi edhe me qendrat grumbulluese për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë për pranimin e prodhimit tuaj në këto qendra, në mënyrë që ju pavarësisht situatës së krijuar në vend të mos dëmtoheni, por që veprimtaria juaj të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë ministri Mustafa.

Në anën tjetër, ministri i ka njoftuar këta kultivues më hollësisht me përkrahjen që MBPZhR-ja ka planifikuar këtë vit në programet mbështetëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)