26 Shkurt 2021

Ministri Mustafa njofton KE-në për zhvillimet në sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, drejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Liam Breslin dhe me zëvendësdrejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Marius Lazdinis ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj sektorit në Kosovë.

Ministri Mustafa gjatë kësaj videokonference, i ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë këtij mandati “duke veçuar përmirësimin e qeverisjes, efikasitetit dhe transparencës në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë për ta përgatitur për akreditim sipas standardeve të BE-së” siç u shpreh ai.

Në anën tjetër, ai ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për sektorët e ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)