04 Gusht 2020

Ministri Mustafa monitoron plantacionet e qershive, boronicës dhe mollës

Junik, 3 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot gjatë ditës kultivuesit e frutave, në komunën e Junikut, ku ka monitoruar nga afër plantacionet e qershive, boronicës si dhe plantazhë me lloje të ndryshme të mollës.

“Kam parë nga afër veprimtaritë bujqësore që po bëhen në këtë sektor dhe gjendjen e kultivuesve të kësaj komune."

"Gjithashtu, jam i lumtur që 50% e të punësuarave janë zonja të cilat me përkushtim të lartë sigurojnë fruta të freskët dhe cilësor për tryezat tona."

"Po ashtu, ja vlen të theksoj se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyre që të lehtësohet puna e tyre”, ka thënë ministri Mustafa.

Në anën tjetër, kultivuesit e falënderuan ministrin Mustafa për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e ministrit si dhe e njoftuan atë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)