18 Janar 2021

Ministri Mustafa merr pjesë në Samitin virtual Miqtë e Evropës, BE- Ballkani Perëndimor

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mori pjesë në samitin virtual të Miqve të Evropës, BE-Ballkani Perëndimor 2020.

Samiti në fjalë organizohet që të diskutohen çështjet më urgjente me të cilat ballafaqohet sot Ballkani Perëndimor.

Ministri Mustafa, i cili ishte ndër katër folësit kryesorë në këtë samit, foli rreth përparimit të arritur në sektorin e bujqësisë, sidomos në atë të digjitalizimit të këtij sektori.

Duke u përqendruar në mundësitë e krijuara nga digjitalizimi në bujqësi, ministri Mustafa tha se, bashkë me rajonin dhe të gjithë Botën, duke përdorur digjitalizimin, Kosova po hapëron drejt arritjes së Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

“Ministria e Bujqësisë, por edhe Qeveria të cilën e përfaqësoj, ka për qëllim që përmes modernizimit të teknologjisë dhe përkrahjes ndaj fermerëve për tu pajisur me softuerë për menaxhimin e fermave, përmes subvencionimit të mjeteve dhe teknologjive dhe aftësimit të fermerëve që ti përdorin ato shërbime, të instalojmë E-bujqësinë edhe në Kosovë”, tha mes tjerash Ministri i MBPZhR, Besian Mustafa.

Fokusi i samitit, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit dhe më gjerë, është bashkëpunimi rajonal dhe forcimi i ekonomisë dhe tregut të punës përmes transformimit të gjelbër dhe digjital, arsimit dhe sipërmarrjes dhe përfshirjes.

Në samit u diskutua gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin rajonal për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë Covid-19.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)