18 Prill 2024

Ministri Krasniqi priti në takim Sekretarin për Bujqësi të Iowa-s

Prishtinë, 28 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, Sekretarin për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey.

Ministri Krasniqi e informoi sekretarin Northey me të arriturat e deritanishme në bujqësi por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor. Ai theksoi progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe zëvendësimin gradual të importit.

“Gjithsesi, mbetet ende shumë punë, që për shumë produkte që mund të prodhohen në Kosovë, të arrihet të plotësohen nevojat e konsumit”, tha ministri Krasniqi.

Ministri theksoi se sektorët potencialë në Kosovë janë pemët, perimet, rrushi, bimët mjekuese dhe aromatike si dhe qumështi dhe mishi.

Ai po ashtu e informoi sekretarin Northey me rritjen e eksportit të produkteve bujqësore dhe me një interesim të shtuar të investitorëve të huaj për të investuar në bujqësi në Kosovë.

”Sfidat kryesor mbesin mungesa e një sistemi të ujitjes së tokave bujqësore, infrastruktura rurale dhe sipërfaqet e vogla të fermave”, tha ministri Krasniqi.
 
Nga ana e tij, sekretari Northey theksoi nevojën që Kosova të investojë në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“E rëndësishme, në radhë të parë, është që produktet nga Kosova të gjejnë treg tek konsumatori vendor, sepse kështu forcohen agro-bizneset”, tha ai.

Sekretari Northey do të vazhdojë edhe për dy ditë vizitën në Kosovë. Bashkë më ministrin Krasniqi ata do të vizitojnë disa ferma dhe agrobiznese në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)