03 Tetor 2022

Ministri Faton Peci vizitoi kultivuesit e mollës

Kamenicë, 21 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Faton Peci me rastin e Ditës Botërore të Mollës, ka vizituar sot kultivuesit e kësaj kulture bujqësore në Komunën e Kamenicës, të cilët tashmë edhe kanë filluar vjeljen e këtij fruti.

Gjatë vizitës që u bëri plantacioneve të mbjella me mollë, Ministri Peci u njoh nga afër me procesin e vjelës së kësaj kulture, si dhe me ecurinë  e veprimtarive bujqësore të këtyre kultivuesve.

Me këtë rast, ai i përgëzoi ata për punën e tyre frytdhënëse dhe angazhimin e tyre për të prodhuar kultura cilësore.

“Kultivuesit e mollës dhe ata të kulturave tjera bujqësore do ta kenë përkrahjen përmes politikave të duhura dhe programeve të avancuara  bujqësore, për t’u krijuar kështu mundësi që kultivuesit në vendin tonë ta rrisin prodhimtarinë dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore e krahas kësaj të bëjnë edhe modernizimin e infrastrukturës përcjellëse për kultivim.”, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se do të angazhohen në përmirësimin e kushteve për mbrojtje dhe kultivim të mollës dhe pemëve të tjera, për të arritur zëvendësimin e importit me prodhimeve vendore.

Ndryshe, përkrahja e MBPZhR-së për kultivuesit e mollës përmes pagesave direkte në kuadër të programit mbështetës të këtij viti është 400 euro për hektarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)