22 Janar 2021

Menaxhimi i mbeturinave me fokus klasifikimin dhe riciklimin e tyre

Prishtinë, 24 nëntor - Sipas të dhënave të grumbulluara nga Agjensioni për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë gjatë viteve të fundit, përllogaritet që rreth 580 000 ton mbeturina gjenerohen në Kosovë.

Lidhur me këtë sasi, rreth 15% e sasisë së gjeneruar të mbeturinave në Kosovë apo rreth 90 mijë tonë i përkasin kategorisë së mbetjeve prej paketimeve që përfshijnë plastikë, letër, karton, qelq dhe metale, të cilat edhe pse kanë vlerë tregu në industrinë e riciklimit ato aktualisht deponohen nëpër deponitë rajonale apo komunale në Kosovë.

Në vendet evropiane, mbeturinat klasifikohen, seleksionohen dhe trajtohen para se të deponohen përfundimisht në deponi duke favorizuar në këtë mënyrë riciklimin sipas llojeve të mbeturinave të grumbulluara.

Menaxhimi adeguat dhe trajtimi i mbeturinave ndihmon në reduktimin e problemeve mjedisore si dhe problemeve tjera që janë të lidhura direkt me ekosistemin.

Po ashtu në mënyrë direkte, trajtimi dhe përpunimi i mbeturinave zvogëlon sasinë e mbeturinave që shkojnë në deponi, rikthimin në zinxhirin e tregut të produkteve duke I dhënë përparësi zhvillimit të sektorit të riciklimit dhe krijimin e vendeve të punës në këtë sektor të gjelbër.  

Përkundër faktit që mbeturinat e paketimeve mund të klasifikohen,trajtohen dhe riciklohen, momentalisht në Kosovë akoma nuk ka vullnet institucional në zbatimin e politikave që përkrahin klasifikimin e mbeturinave të riciklueshme dhe ndërtimin e objekteve që favorizojnë zhvillimin e sektorit të riciklimit në nivel ndërkomunal dhe rajonal .

Kësisoj, edhe pse kanë nisur të zbatohen disa projekte pilot në shkolla, institucione, bisnese dhe disa lagje të caktuara nëpër komuna në Kosovë, megjithatë nuk ka dicka konkrete sa i përket ngritjes së një sistemi në nivel komunal apo ndërkomunal të menaxhimit të integruar të mbeturinave dhe klasifikimit të tyre sipas llojit, deri në përpunimin e materialit të riciklueshëm dhe kthimin e tyre në zinxhirin e tregut të riciklimit.

Sipas organizatës Green Art Center (GAC) në Kosovë, theksohet se është me rëndësi që të ndërmerren hapa adeguatë nga institucionet qëndrore dhe lokale lidhur me ndërtimin e sistemit të mirëfilltë të menaxhimit të mbeturinave e veç kësaj përkrahjen në zhvillimin e infrastrukturës që do të adresojë përpunimin e mbeturinave me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që deponohen nëpër deponi,të cilat janë në limitet e kapaciteteve të tyre të funksionimit.

 Ndër të tjerash, lidhur me trajtimin e produkteve të plastikës si njëri nga ndotësit kryesor të mjedisit dhe me qëllim parandalimin e deponimit të tyre, znj. Beu Mucaj themeluese e organizatës GAC tregon se aktualisht në Kosovë operojnë bisnese të vogla dhe të mesme që merren kryesisht me grumbullim, paketim dhe tregtim të mbeturinave të plastikës, megjithatë ky sektor momentalisht nuk është i organizuar dhe mungon një sistem i klasifikimit të mbeturinave të riciklueshme që në burim dhe grumbullimit të veçantë të tyre.

Sipas saj, ky sektor ka nevojë për investime në infrastrukturë përcjellëse duke nisur prej shportave, mjeteve për grumbullim  dhe qendrave për klasifikim dhe përpunim të mbeturinave , investime këto të cilat janë të mëdha për tu bartur në buxhetin e komunave dhe që duhet të përkrahen prej nivelit qëndror.

Ndër të tjerash, ajo thekson rëndësinë e zhvillimit të programeve edukative mjedisore për shoqërinë si dhe përfshirjes së këtyre programeve në të gjitha institucionet edukative arsimore duke synuar në këtë mënyrë ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e njohurive për rëndësinë e riciklimit dhe benefitet e saj.

Sipas znj. Muçaj, GAC me përkrahje të GIZ është duke zhvilluar projekte që fokusohen në zhvillimin e kulturës mjedisore tek të rinjtë nëpër shkolla në Kosovë, megjithatë është e nevojshme që programe të tilla të institucionalizohen dhe të përfshihen në kurikulën arsimore në nivel nacional.

Përkundër faktit që objektivat sipas EU udhëzojnë përmirësimin e  menaxhimit të mbeturinave, stimulimin e riciklimit, kufizimin e përdorimit të deponimit dhe krijimin e stimujve për të ndryshuar sjelljen e konsumatorit, realiteti Kosovar tregon që industria e riciklimit është akoma e pazhvilluar shkaku i mungesës së politikave dhe investimeve në këtë drejtim.

Duke parë situatën mjedisore në Kosovë, ndotja e mjedisit e shkaktuar nga menaxhimi jo i duhur i mbeturinave ndër vite, sjelljeve jo të mira të qytetarëve dhe mungesa e aplikimit të gjobave tek ndotësit e mjedisit mbeten sfida për tu adresuar prej institucioneve kur bie fjala në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)