28 Mars 2024

Me mbjelljen e luleve, Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Gjilan, 22 prill - Me mbjelljen e luleve në qendër të qytetit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Cambridge School Gjilan, në formë simbolike kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

I pari i gjilanasve ka njoftuar se aksioni i gjelbërimit të qytetit dhe fshatrave do të vazhdojë për pesë javë, duke ka ftuar edhe shoqatat, organizatat, dhe institucionet tjera që veprojnë brenda dhe jashtë Gjilanit që t’i bashkangjiten aksionit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, së bashku me iniciativën e Cambdridge School Gjilan, filluam aksionin për mbjelljen e luleve dhe gjelbërimin e zonës urbane."

"I ftoj edhe Këshillat e Fshatrave, shoqatat e bashkatdhetarëve tanë si 17 Shkurti, Pogragja, 2 Prilli,  organizatat tjera, biznesin privat, shkollat dhe ambullantat, që ta vazhdojmë këtë aksion pesë javor, në mënyrë që qytetit tonë t’i japim një pame krejt tjetër, duke bërë kënde të gjelbërta në qytet dhe fshatra. Pak angazhim që ta bëjmë Gjilanin qytet të luleve”, ka thënë Haziri. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)