28 Mars 2024

Mbrojtja e tokës bujqësore një nder sfidat për MSA-në

Prishtinë, 16 tetor - Instituti GAP ka mbajtur tryezë diskutimi ku është prezantuar raporti me titull “Zbatimi i MSA në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.  

Analiza për zbatimin e MSA në nivel lokal u prezantua nga Bekim Salihu nga Instituti GAP. Sipas analizës së Institutit GAP del se shumica e komunave nuk respektojnë Rregulloren e Zyrës së kryeministrit nr.08/2011 për përgjegjësitë dhe kompetencat e nivelit lokal kundrejt agjendës integruese të vendit.

Rregullorja specifikon se çdo komunë duhet të këtë zyre dhe se paku një zyrtar i punësuar për integrimit evropian. Por në praktikë disa komuna kanë zyre, disa kanë vetëm zyrtar, e disa tjera kanë drejtori për integrime evropiane.

Marr në tërësi, sa i përket zbatimit të MSA nga niveli lokal, të arriturat me të mëdha janë saktësimi i  obligimeve që i kanë komunat në këtë proces, themelimi dhe inkuadrimi i minoriteteve në këshillat për siguri në bashkësi, zbatimi i obligimeve ligjore në përdorimin e gjuhëve zyrtare, ndërmarrja e masave në mbrojtjen e të dhënave personale, evidentimi i shkallës së braktisjes së shkollës nga nxënësit, largimi i deponive të egra nga zonat e banuara, si dhe hartimi i planeve komunale në efiçiencë të energjisë.

Ndërsa sfidat më të mëdha në përmbushjen e MSA nga niveli lokal janë  reforma e administratës publike në nivel lokal, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbrojtja e tokës bujqësore dhe resurseve pyjore, zbatimi i rekomandimeve të auditorit si dhe mbrojtja e shëndetit publik.

Zyrtarët për integrime evropiane vlerësojnë si të mirë bashkëpunimin dhe angazhimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë proces. Gjersa, kanë vërejtje për Ministrinë e Integrimeve Evropiane, e cila nuk mban kontakte të rregullta me komunat.

Znj. Blerta Deliu–Kodra, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime  Evropiane në Kuvendin e Kosovës, theksoi se është më së e nevojshme që të ketë koordinim më të mirë në mes të nivelit qendror dhe lokal sa i përket zbatimit të MSA-së në nivel lokal. Ajo shtoi se së shpejti pritet që të diskutohet në Kuvend pakoja ligjore e reformës së Administratës Publike e cila do t’i ndihmojë këtij procesi në të ardhmen.

Kushtrim Cukaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane (MIE), vlerësoi shumë raportin e Institutit GAP dhe premtoi se, në koordinim me MAPL-në, do të merren seriozisht të gjitha rekomandimet e dala.

Ai u zotua se MIE  do të ndërmarrë aktivitete konkrete ku dinamika e bashkëpunimit në mes të MIE dhe komunave do të ndryshojë shumë shpejt.

Znj. Rozafa Ukimeraj, informoi të pranishmit se gjatë periudhës janar–qershor 2018, totali i përqindjes së realizimit të masave të realizuara nga komunat është 67 %, ku kriteret ekonomike janë realizuar 65%, kriteret politike në shkallën 70% dhe standardet evropiane 65%.

Ajo po ashtu theksoi se MAPL është duke bashkëpunuar ngushtë edhe më institucionet tjera relevante dhe shoqërinë civile me qëllim të përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane, që bien nën përgjegjësinë e nivelit lokal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)