28 Mars 2024

MBPZHR siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga U.d. Kryeshefi dhe inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kanë vizituar sot fermerin Brahim Delia, në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajit.

Ministri Mustafa është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZhR-së.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, Ministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për të qenë pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve.

Në këtë drejtim, Ministri Mustafa tri ditë më parë, më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve te vitit 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)