02 Mars 2021

MBPZHR premton vazhdimin e mbështetjes me subvencione dhe grante

Prishtinë, 9 prill -  Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar vizitat në terren, për të qenë sa më afër fermerëve vendor pas situatës së krijuar në vend.

Gjatë ditës së sotme, ministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, përfaqësues të Shoqatave Bujqësore, kanë vizituar prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore.

“Do të vazhdoj të jem në terren dhe të jem sa më afër jush, që pavarësisht situatës së krijuar në vend, të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke ju ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra."

"Po ashtu, do të vazhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”,  ka thënë ministri Mustafa.

Në anën tjetër, Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe theksoi se mbështetja e institucioneve për këtë sektor është më se e nevojshme për të fuqizuar edhe më tej prodhuesit e kësaj komune. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)