28 Mars 2024

MBPZHR përkrah fermerët për zgjerimin e veprimtarive të tyre blegtorale

Dragash, 23 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se përmes masave mbështetëse për sektorin e blegtorisë, do të përkrahen fermerët për zgjerimin e veprimtarive të tyre blegtorale në të gjithë vendin.

Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar edhe njëherë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës në fermën e blegtorit, Shaqir Reshiti në fshatin Bresane të Komunës së Dragashit, i cili mbarështon rreth 300 krerë dele.

“Sektorin e blegtorisë këtë vit do ta përkrahim përmes subvencioneve dhe përmes granteve investive dhe në këtë mbështetje do të gjejnë përkrahjen të gjithë ata blegtorë, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e parapara në Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural”, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai i ka njoftuar fermerët e kësaj komune se javën tjetër do të hapet periudha e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022 dhe me këtë rast iu ka bërë thirrje atyre që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij Programi.

Ndryshe, përmes këtij Programi, MBPZhR-ja do t’i përkrahë blegtorët përmes subvencioneve për krerë dele, dhi, për lopë qumështore, si dhe përkrahje do të ketë edhe për litër të qumështit të dorëzuar sipas kategorive të cilësisë.

Po ashtu, përmes Programit për Zhvillimi Rural do të përkrahen projektet blegtorale të fermerëve në të gjithë vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)