19 Prill 2024

MBPZHR ndihmon komunitetin boshnjak

Prishtinë, 26 qershor - Mbi 60 fermerë të komunitetit boshnjak të fshatit Reçan të Prizrenit kanë bashkëbiseduar të premten me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci rreth mundësive të tyre për të qenë përfitues  të granteve dhe subvencioneve që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MBPZHR-ja i ndan sipas skemës shpërndarëse të aprovuar  konform Planit të Zhvillimit Rural Bujqësor (2009/13).

Në shoqërim të ministrit Stavileci në këtë takim shumë të rëndësishëm për fermerët e këtij lokaliteti,  ishte edhe znj. Emilija Rexhepi, zv.ministre e Energjetikës, Fikrim Damka, zv.ministër në MBPZHR dhe përfaqësues të drejtorive përkatëse komunale në Prizren.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, që ishte i gjathanshëm dhe mjaft analitik, ministri Blerand Stavileci i ka siguruar fermerët e këtij lokaliteti se edhe ata, si gjithë të tjerët, do të jenë përfitues të granteve dhe subvencioneve dhe i inkurajojë reçanasit të aplikojnë për të gjitha rastet që ata e shohin interesin e tyre agrobiznisor.

Më pas ministry Stavileci ka eleboruar edhe një sërë masash   që MBPZHR-ja po i bën me mbështetje konkrete të fermerëve në blegtori dhe në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)