25 Prill 2024

MBPZHR mbështetë Institutin Bujqësor në Pejë

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i shoqëruar nga dy zëvendësministrat, Mevludin Krasniqi dhe Shukri Maxhuni, si dhe  Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, kanë vizituar Institutin Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë, ku janë takuar me drejtuesit dhe ekspertët e këtij institucioni bartës të ministrisë, që kryen analiza të shumta nga fusha e bujqësisë dhe ushqimit.

Ministri Rikalo theksoi se IBK-ja është një nga institucionet më të rëndësishme për vendin, pasi që nga puna që bëhet aty ndikohet një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore. Ai me këtë rast është njohur për së afërmi me punën  në këtë institut, ku ka vizituar për së afërmi laboratorët dhe procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut.

Ministri Rikalo  theksoi se ky institut është i pajisur me teknologji të mirë shkencore, por shtoi se duhet të punohet në tejkalimin e disa sfidave që lidhen me rritjen e stafit profesional dhe teknik dhe përmirësimin e mëtejmë të kushteve të punës. Në këtë drejtim ai premtoi mbështetjen e ministrisë.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit, Fehmi Geci falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen. Ai e njoftoi ministrin me procesin e punës së institutit dhe me sfidat me të cilat përballet instituti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)