24 Tetor 2017

MBPZHR ka filluar hartimin e programit të vitit të ardhshëm

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert.

Ministri Rikalo e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për punën që do të vazhdojnë ta bëjnë në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë mandat.

Ministri Rikalo, tha se MBPZHR-ja tashmë ka filluar hartimin e programit të vitit të ardhshëm, përmes të cilit ai theksoi se do të rrisin mbështetjen për bujqësinë në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së këtij sektori.

Përmes mbështetjes që do të vazhdojnë për këtë sektor, ai tha se do të arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.

Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)