19 Shkurt 2018

MBPZHR-ja vazhdon përkrahjen për sektorin e produkteve malore

Prishtinë, 31 tetor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka bërë të ditur se do të vazhdojë përkrahjen e sektorit të produkteve jodrusore të malit. Përmes investimeve në këtë sektor, MBPZHR-ja synon shtimin e prodhimtarisë dhe vlerës së këtyre prodhimeve.

Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, gjatë vizitës që i ka bërë sot kompanisë për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore, “Agroprodukt Syne”, në komunën e Istogut.

Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, janë njoftuar më për së afërmi me investimet e bëra në këtë kompani, si në teknologjinë prodhuese ashtu edhe në atë përpunuese.

Me këtë rast, ministri Rikalo tha se në kuadër të programeve mbështetëse të ministrisë kanë paraparë masa të shumta përkrahëse edhe për agrobizneset, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore.

Përmes granteve investive për këtë sektor do të mundësojnë që agrobizneset të zgjerojnë  veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.

Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Agroprodukt Syne”, Halit Avdijaj, ka treguar se mbështetja e ministrisë përmes granteve investive po ndikon në shtimin e prodhimtarisë në këtë sektor.

Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2018  - Pjesëmarrësit e konferencës Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova zhvillojnë një vizitë në Katedralën e re “Nëna Terezë”. (Objekti i Katedralës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit , Shahriar Alam. (Kabineti i presidentit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierma takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Shkrimtari Stan Lee i njohur edhe si zevendes president dhe publicist i kompanisë Marvel dhe i cili eshte bashkëkrijues i heronjve të filmave, Spider-Man, Hulk, Doctor Strange, Fantastic Four, Iron Man, Thor, Daredevil, etj, kesaj radhe vjen me tregimin mbi heroin e ri T’Challa si mbret dhe Panterë e Zezë ne filmin “Black Panther” -aksion, aventurë, fantastiko-shkencor. (Kino ABC, ora 15:15)

- Presidenti Thaçi pret në takim Senatorin Ron Johnson. (Kabineti i presidentit, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret senatorin amerikan Ron Johnson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje, ndryshim orari, ora 14:30)