19 Prill 2024

MBPZHR-ja përforcohet me këshilltar amerikan

Prishtinë, 21 tetor - Për të përfituar nga praktika e agrobizneseve dhe instituteve bujqësore amerikane, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ministri Stavileci dhe delegacioni i MBPZHR-së dje kanë vizituar edhe Universitetin e Vermontit, përkatësisht Kolegjin e Bujqësisë dhe seksionin e djathit në institutin e këtij universiteti.

Ligjeruesja e ekonomisë bujqësore në këtë universitet, Kathleen Liang, e njoftoj delegacionin e MBPZHR-së me praktikat zhvillimore që kanë ndikuar në zhvillimin e fermerëve të vegjël dhe në rritjen e tyre ekonomike.

Ndërkaq, ministri Stavileci potencoi rëndësinë e avancimit të shërbimeve këshillimore për praktikimin e këtyre modeleve dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët tanë.

Gjatë qëndrimit në Universitetin e Vermontit, delegacioni i MBPZHR-së ka përcjellë për së afërmi punën laboratorike në seksionin e djathit në institutin e këtij universiteti dhe pastaj ka vizituar edhe kompleksin e prodhimit të djathit “Cellars” në Jasper Hill të Vermontit, ku janë pritur nga pronari, Mateo Kehler.

Veçantia e këtij kompleksi qëndron në mospërdorimin e frigoriferëve për ruajtjen e prodhimeve të djathit “Cellars”, por në përdorimin e disa të ashtuquajturave “Tunele” për ruajtjen e këtyre produkteve.

Po ashtu, në po të njëjtën ditë, ministri Stavileci dhe ekipi i tij kanë vizituar edhe qendrën sipërmarrëse të ushqimit në Vermont, e cila për synim ka ngritjen e standardit të ushqimit, duke ofruar shërbime këshillimore, infrastrukturë dhe hapësira të ndryshme për shfrytëzim nga fermerët për përpunimin e ushqimeve të tyre.

Këto vizita studimore do të shërbejnë si modele bazë për punë me fermerë të vegjël në agropërpunimin e prodhimtarisë bujqësore në Kosovë dhe në kuadër të mbështetjes së USAID-it, i cili sektorin e bujqësisë e ka mbështetur përgjatë gjithë kësaj kohe, tashmë pjesë e kabinetit të ministrit Stavileci do të jetë edhe një këshilltar amerikan, i cili ka përvojë rreth dyzetvjeçare në sektorin e agropërpunimit dhe ka qenë pjesë e zhvillimit të bujqësisë nëpër shumicën e vendeve që kanë kaluar periudha tranzicioni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)