12 Gusht 2022

MBPZhR-ja ka prioritizuar këtë vit grurin, misrin, pataten dhe fasulen

Prishtinë, 28 qershor - Bujqit kosovarë këtë vit do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte apo Subvencioneve i cili ka vlerë të mjeteve prej 52 milionë euro.

Përmes këtij Programi MBPZhR-ja ka prioritizuar këtë vit grurin, misrin, pataten dhe fasulen për të krijuar kështu mundësi stabiliteti sa i përket sigurisë ushqimore.

Sipërfaqja e mbjellë me grurë në vendin tonë arrin 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55 % prej vitit të kaluar.

Gruri sivjet do të subvencionohet me 474 € për hektarë, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës me 54 € euro për hektarë dhe 150 € për hektarë për plehërimin pranveror.

Njëherit, gruri do të subvencionohet edhe në bazë të rendimentit përmes dorëzimit të sasisë së tij në mulli ose sillose me 0.03 € për kilogram.

Sa i përket sipërfaqes së përgjithshme me drithëra, këtë vit kemi rritje prej 33,04%, ndërsa vetëm tek sipërfaqja e mbjellë me misër kjo përqindje arrin 90.93% në krahasim me vitin e kaluar, apo 17,574.15 hektarë më shumë e që gjithsej me këtë kulturë janë të mbjellë 36,901.66 hektarë.

Rritja e përkrahjes direkte të bujqve përmes subvencioneve, duhet të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cënuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

 Theksojmë se nga analiza e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga takimet në teren me fermerë, kultivuesit e drithërave presin një rendiment më të lartë të këtyre kulturave në krahasim me vitin e kaluar, falë edhe kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)