29 Mars 2024

MBPZhR-ja do të vazhdojë mbështetjen e vreshtarisë dhe verëtarisë

Prishtinë, 16 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka takuar drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë "Enologjia", ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Mustafa ka diskutuar për bashkërendimin e politikave, projektet dhe aktivitetet që janë të lidhura ngushtë me fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se MBPZhR-ja do të vazhdojë mbështetjen në këtë sektor, e sidomos në promovimin e verës dhe në rritjen e cilësisë së saj.

Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës, Ruzhdi Haxhijaha ka falënderuar ministrin Mustafa për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij, si dhe ka prezantuar disa nga zhvillimet dhe prioritetet e shoqatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)