18 Prill 2024

MBPZHR e interesuar për fuqizimin e industrisë së agro-biznesit

Prishtinë, 30 prill – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci ka zhvilluar një takim virtual me Drejtoreshën e Misionit USAID znj. Lisa Magno.

Gjatë këtij takimi të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen rreth mundësisë së bashkëpunimit për zhvillimin e bujqësisë me theks të veçantë fuqizimin e industrisë së agro-biznesit dhe përfshirjen e sektorit privat për të rritur kështu produktivitetin dhe eksportin për produktet strategjike.

Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua ishte edhe përmirësimi i praktikave të deritanishme për mënyrën e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Po ashtu përmes politikave të duhura bujqësore të lehtësohet gjetja e tregjeve të reja për bujqit dhe fermerët vendor.

Ministri Peci shprehi mirënjohje ndaj misionit të USAID në Kosovë dhe kontributit qenjësor që ky mision ka dhënë ndër vite në sektorin e bujqësisë, sektor ky tejet i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)