29 Mars 2024

MBPZHR do ti përkrahë bujqit e prekur nga dëmet në Vushtrri

Vushtrri, 2 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar me vizitat e tij në terren, për të ofruar mbështetjen e tij për bujqit e prekur nga  dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe deputetja Rrezarta Krasniqi, kanë qëndruar në fshatrat e kësaj komune, ku janë njoftuar nga afër me dëmet e shkaktuara në veprimtaritë bujqësore të fermerëve të këtij rajoni.

“Gjatë këtij viti, sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta nga breshri dhe reshjet e shiut, të cilat ua kanë vështirësuar veprimtaritë fermerëve tanë. Duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen, do të angazhohemi në vazhdimësi që të ju ofrojmë mbështetjen për të tejkaluar dëmet e shkaktuara”, ka thënë Ministri Mustafa.

Ministri Mustafa i ka njoftuar ata se tashmë komisionit e përbashkëta mes ministrisë dhe komunave, janë duke e kryer punën e tyre për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)