25 Shkurt 2021

MBPZHR dhe Zyra e BE-se thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 17 prill - Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-thirrje me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Ambasadoren Nataliya Apostolova, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në prioritizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Konkretisht, u diskutua për nevojën e mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, rivazhdimin e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të ngritur transparencën në ndarjen e granteve dhe subvencioneve, si dhe në ngritjen e kapaciteteve konkurruese të të gjitha njësive të Ministrisë drejt përfitimit dhe implementimit të projekteve në kuadër të IPA III.

Ministri Mustafa falënderoi Ambasadoren Apostolova për rolin kyç që ka luajtur Zyra e BE-së në përkrahjen dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendin tonë dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)