19 Mars 2024

MBPZHR bën ekzekutimin e subvencioneve në vlerë 7.7 milionë euro

Prishtinë, 15 nëntor - Edhe pse në Kosovë bujqësia eshte ne krizen me të madhe, ku pjesa me e madhe e tokave kanë mbetur djerrina te pa punuara, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka bërë ekzekutimin e pagesave direkte në vlerë prej 7,660.607.06 euro për listën e fundit të përfituesve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2018.

Në kuadër të listës së fundit, pagesat janë ekzekutuar për 6163 fermerë përfitues të sektorit të blegtorisë, si dhe për përfituesit e pagesave direkte për sipërfaqe dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë për TM2.

Krahas kësaj, muaj më parë MBPZHR-ja, kishte bërë edhe ekzekutimin e pagesave direkte për 25,870 përfitues tjerë në sektorin e blegtorisë, të sipërfaqeve dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë, në vlerë prej 18,525,553.29 euro.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë kishte paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore. Po ashtu, subvencionim ka edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)