29 Mars 2024

MBPZHR apelon për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit

Prishtinë, 2 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar se në kohën kur vendi ynë po ballafaqohet me përballjen me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.

Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat  janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7% të territorit të Republikës së Kosovës, dhe janë resurs i çmuar kombëtar. Zjarret në pyje përveç masës drunore rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër, sepse pyjet janë habitati – shtëpia e tyre.

"Apelojmë për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Apelojmë po ashtu tek të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre.''  

''Apelojmë veçanërisht, për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata në organet e rendit, për personat qe i shkaktojnë zjarret.''

''Ju lutemi, kujdes dhe MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!'', deklaron MBPZHR.

Bëhu pjesë e parandalimit dhe e fikjes së zjarrit në rastet e paraqitjes së zjarrit në pyje.

Lajmëro organet kompetente në komunat tuaja për reagim sa më të shpejtë.

Ndihmo institucionet përgjegjëse në përballjen me zjarret pyjore. Ky është obligim qytetar dhe kulturë t’i dalësh zot vendit kur ai ka nevojë për ty. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)