09 Mars 2021

Mbjellen 1 000 fidaneve në Gjilan

Gjilan, 11 nëntor - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani mori pjesë në eventin e mbjelljes së 1,000 fidaneve në komunën e Gjilanit.

Mbjellja u bë bashkarisht nga zv. Ministri Ramadani me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, drejtorin e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Cihan Dinçer dhe nëkryetarin nga radhët e komuniteteve të Komunës së Gjilanit, Abdylkadër Hyseini.

Zëvendësministri Ramadani falënderoi Ambasadorin Sakar për donacionin, si dhe për bashkëpunimin e pandërprerë mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Mes tjerash, zëvendësministri Ramadani tha se ky projekt është mbështetje edhe për projekte të ngjashme të pyllëzimit dhe krijimit të hapësirave të gjelbra që po i zhvillon Ministria e Bujqësisë përmes Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori Sakar tha se ky projekt është pjesë e urës së miqësisë mes dy popujve, në vazhdën e bashkëpunimit të mirë në sferën e bujqësisë dhe përtej.

Fidanët e mbjellur janë donacion i ambasadës turke, në nder të 11 nëntorit, ditës së pyllëzimit në Republikën e Turqisë e cila sivjet festohet nën moton "Fryma e së ardhmes", ndërsa u mbollën tek “Lapidari i Dëshmorëve” në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)