19 Korrik 2019

Mbillen 30 fidanë në oborrin e Kampusit universitar

Prishtinë, 23 prill - Në kuadër të Javës së Tokës janë mbjellur rreth tridhjetë fidanë dhe është pastruar gjithë hapësira brenda Kampusit Universitar nga organizata “Let’s do it Kosova”, në bashkëpunim me rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe komunën e Prishtinës.

Përfaqësuesi i “Let’s do it Kosova”, Besnik Shabiu tha se ky aksion është simbolik në mënyrë që të shtohet vetëdijesimi më i madh te qytetarët.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ky do të jetë aksioni i fundit në këtë kampus, sepse sipas tij ky duhet të jetë vendi i fundit që duhet të pastrohet, por që nga ky vend t’iu bëhet thirrje të gjithëve për pastrim.

Të njëjtën kërkese e kishte dhe prorektorja Myrvete Badiviku,  e cila u shpreh se kjo ditë është simbolike dhe në kuadër të kësaj ata janë organizuar që të pastrohet dhe mbillen  fidanë brenda kampusit të universitetit.

Kurse, nga komuna e Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj bëri të ditur se do të mbillen tridhjetë fidanë dhe se në këtë formë do të vazhdojnë dhe ditëve në vazhdim.

Ndryshe çdo vit më 22 prill shënohet Dita e Tokës, ku vazhdimisht bëhet thirrje që të ruhet sa më shumë ambienti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)