19 Janar 2019

Mbi 500 vullnetarë bëhen bashkë për ta pastruar Vushtrrinë

Vushtrri, 31 tetor - Mbi katër mijë thasë me mbeturina dhe rreth 50 kamionë me mbetje inerte janë larguar nga pesë deponi ilegale të mbeturinave në Vushtrri, ku u zhvillua sot një aksion i madh pastrimi, të cilit iu bashkuan mbi 500 vullnetarë.

Aksioni i sotëm u realizua në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, ndërsa filloi në orën 11:00 nga Varrezat e Qytetit, për të vazhduar pastaj edhe në lokacionet tjera.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj ka thënë se është kënaqësi të jesh pjesë e një organizimi të tillë, ku janë bërë bashkë të gjithë për të përçuar një mesazh se Kosova po pastrohet dhe se për këtë po angazhohen akterë të ndryshëm.

“Është ndjenjë e mirë të shohim se si janë bashkuar niveli qendror, lokal dhe kompani që vullnetarisht janë angazhuar për eliminimin e këtyre deponive.  Kjo na bën të kuptojmë se ne po ndahemi nga bërlloku. Zotohemi se do të vazhdojmë me këtë dinamikë derisa të arrijmë ta kemi Kosovën e pastër”, ka thënë Hasanaj.

Ndërsa, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen që të jetojnë pa mbeturina, teksa u zotua se Ministria që ai udhëheq do të vazhdojë investimet nëpër komuna për menaxhimin e mbeturinave.

“I falendëroj të gjithë për organizimin e sotëm. Sot patëm vullnetarë edhe klubet e gjelbëra të shkollave, dhe kjo përveç pastrimit, ndikon edhe në vetëdijësimin e qytetarëve që të jetojnë në një ambient pa mbeturina. I kemi përcjellur vazhdimisht të gjitha aktivitetet që janë organizuar në Komunë e Vushtrrisë në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe jemi të lumtur që tashmë qytetarët e kanë ndarë mendjen që të jetojnë në ambiente pa mbeturina. Ne zotohemi se do të investojmë sërish në menaxhimin e mbeturinave për çka do të ndajmë grante për komunat”, ka thënë Matoshi.

Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili premtoi shpërndarjen e kontejnerëve për ekonomitë familjare në këtë komunë.

“Ne kemi bërë reforma sa i përket menaxjhimit të mbeturinave. Këtë vit për herë të parë shërbimi i ndërmarrjeve shkon në çdo shtëpi. Në shkolla bëhet ndarja e mbeturinave dhe sot prapë jemi bashkë këtu për t’i dhënë një shtytje edhe më të madhe vetëdijësimit për mbrojtje të ambientit. Shumë shpejt do të shpërndajmë edhe 4500 kontejner për ekonomi familjare në Vushtrri. Me këto aktivitete, duke pastruar deponitë më të madhe, ne kemi bërë një sërë aktivitesh që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes. Do të punojmë bashkë që të arrijmë rezultat”, ka thënë Tahiri.

Aksionit të sotëm iu bashkuan edhe udhëheqës komunal të kësaj komune, klube të gjelbëra të të gjitha shkollave si dhe Kryqi i Kuq.

Aksioni i sotëm në Vushtrri u ndihmua nga kompanitë “Wenda” dhe KRM “Uniteti”.

Let’s Do It ju njofton se në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojnë aksionet e pastrimit dhe aktivitetet tjera në të gjitha komunat e Kosovës deri më 15 dhjetor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)