28 Mars 2024

Mbështetja financiare institucionale, vetëm tek bujqit real

Prishtinë, 6 korrik – Për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, aplikuesit krahas kontrollës administrative inspektohen edhe në terren nga inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. E ekipit të inspektimit në terren sot i është bashkëngjitur edhe Ministri Faton Peci, për të parë nga afër procesin e monitorimit e kontrollit, si dhe për t’u siguruar se mbështetja financiare po shkon në vendin e duhur.

“Në Komunën e Obiliqit, vizitova bujkun Berat Mehmeti, kultivues i grurit, ku pashë se dokumentacioni i dorëzuar gjatë aplikimit për Pagesa Direkte 2022, korrespondonte me gjendjen në teren. Me këtë rast, ky bujk më tregoi se është optimist sa i përket rendimentit ku pret të korrë rreth 6 tonë grurë për hektarë”, tregoi Ministri Peci.

Duke i uruar punë të mbarë e bereqet në korrjet e sivjetshme, Ministri e siguroi se mbështetja institucionale nuk do i mungojë asnjë bujku, përderisa çdo bujk është korrekt dhe respekton ligjin.

Ndryshe, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022 numri i aplikimeve në të gjitha kulturat dhe aktivitetet bujqësore e blegtorale që mbështeten përmes këtij programi arrin në 50836 aplikime, me gjithsejtë 28,834 aplikues. Ndërkaq, inspektimet në terren realizohen bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2022 për Pagesa Direkte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)