19 Prill 2024

Mbështetja e MBPZHR-së, po fuqizon bujqësinë në Rahovec

Prishtinë, 17 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ai tha se synojnë zhvillimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për masat mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Komunës së Rahovecit.

Ministri, po ashtu e ka njoftuar kryetarin se në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, më të cilët fermerët e kësaj komune janë të njohur, do vazhdojnë të japin përkrahje edhe më të madhe  dhe sipas tij kjo përkrahje e ministrisë ndër vite e ka përmirësuar gjendjen në këta sektor, duke e bërë njërin ndër sektorët më të qëndrueshëm në vend.

Nga ana e tij, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari e njoftoi ministrin për projektet zhvillimore që planifikojnë t\'i realizojnë si komunë gjatë këtij viti, me qëllim të mbështetjes së fermerëve për zgjerimin dhe rritjen e veprimtarive të tyre bujqësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)