19 Prill 2024

Mbahet takimi për sigurime bujqësore

Prishtinë, 11 korrik - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunimin me Projektin  ECA Agro-Financave i implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare,  Grupi i Bankës Botërore, organizon takimin e sektorit për sigurime bujqësore.

Qëllimi i projektit të IFC/ ECA Agro-Financave është rritja e qasjes në financa për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm bujqësorë dhe zbutja e rreziqeve që lidhen me financimin e bujqësisë.

Këto rreziqe sistematike do të zbuten nëpërmjet zhvillimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore.

Qëllimi i këtij takimi është që të prezantojë Projektin e Agrobiznesit të ECA-së për palët kyçe të Kosovës dhe të ndërtojë një platformë për diskutimet sektoriale në fushat potenciale për aktivitete të përbashkëta

Në këtë takim, merr pjesë edhe Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi dhe drejtues të institucioneve të tjera relevante në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)