29 Mars 2024

Mbahet konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj, GIZ, USAID dhe SWISS Caritas organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”.

Konferenca mbahet me temën ‘Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës’.

Kjo konferencë do të paraqesë arritjet kryesore, pengesat dhe sfidat në sektorin e mjedrës në Kosovës, si dhe do të japë një përmbledhje të sektorit të mjedrës nga vendet e rajonit, përfshirë Poloninë.

Njëra ndër çështjet qe do te diskutohen në këtë konferencë është vështrim i tregut për zinxhirin e vlerës së mjedrës, në Rajonin e Ballkanit si dhe prodhimi i materialit fidanor të mjedrës me cilësi të lartë dhe përparimet e fundit në përmirësimin gjenetik të mjedrës së zezë dhe manaferrës tek NIWA

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)