20 Prill 2024

Mbahet aksioni i pastrimit në Lipjan

Lipjan, 17 tetor - Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It Kosova ka bërë të ditur se sot do të organizojë aksionin e pastrimit në Komunën e Lipjanit.

Aksioni nis nga oborri i Komunës së Lipjanit, për të vazhduar në shesh të qytetit si dhe në një deponi ilegale që gjendet pranë hekurudhës, në rrugën për Janjevë.

Aksionit i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe nxënës të shkollave fillore.  

Po ashtu, punëtorët e ETC-ve dhe të depove do t’u bashkohen aksioneve të pastrimit në qytetet: Gjilan, Kamenicë, Graçanicë dhe Viti.

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” aksione do të organizohen edhe në Komunën e Istogut për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)