15 Dhjetor 2019

Mbahet aksion pastrimi të Shpella e Gadimës dhe te stadiumi 'Fadil Vokrri'

Prishtinë, 28 tetor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot zhvillohet aksion pastrimi në Gadime të Ulët, në Gadime të Epërme të Lipjanit, te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë si dhe në lagjen “Carrapatok” në Gjakovë.

Për të tretën herëm sot do të organizohet aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, përkatësisht hapësira që shfrytëzohet si parking për autobusë.  

Aksion pastrimi do të organizohet edhe në Komunën e Lipjanit, përkatësisht në Gadime të Ulët dhe në Gadime të Epërme, ku parashihen të pastrohen gjashtë deponi ilegale të mbeturinave si dhe pastrimi i lumit.

Në aksionin që nisë nga hapësirat përreth Shpellës së Gadimës, merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, në Komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe me makineri aksioni i nisur sot në lagjen “Carrapatok”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)