28 Mars 2024

Mbahet aksion pastrimi në Komunën e Shtimes

Prishtinë, 27 nëntor - Let’s Do It ka njoftuar se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të mbahet aksion pastrimi në Komunën e Shtimes.

Aksioni fillon në hapësirën te Qendra Rinore, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe zyrtarë tjerë komunal, si dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mbeturinat e grumbulluara do të largohen nga NRM “Pastërtia”, ndërsa aksioni do të vazhdojë gjatë javës në këtë Komunë për largimin e deponive të identifikuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)