29 Mars 2024

Mbahet aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt

Prishtinë, 30 nëntor - Let’s Do It ka njoftuar se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizojë aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt, përkatësisht rruga “Dëshmorët e Zaskokut”.

Aksioni fillon në orët e paraditës, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, marrin pjesë edhe zyrtarë komunal.

Po ashtu, ekipi i Let’s Do It merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së shportave të mbeturinave për secilën familje nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në lagjen Qungur në fshatin Trepovic, Komuna e Pejës.

Ceremonia mbahet po sot në lagjen Qungur në fshatin Trepovic, Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)