06 Qershor 2020

Mbahen aksione pastrimi në disa fshatra të Hasit

Dragash, 24 maj - “Let’s Do It” ka bërë të ditur së sot do të mbahen aksione pastrimi në disa fshatra të Hasit, me moton “Për një Has të pastër”.

Hapja e aktiviteteve do të bëhet në fshatin Gjonaj tek Ura e Drinit të Bardhë.

Përveç aksionit të pastrimit, do të mbahet edhe një ligjëratë me nxënës të këtyre fshatrave dhe të pranishëm të tjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)