20 Prill 2024

Limaj paralajmëron ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore

Prishtinë, 4 nëntor - Zëvendëskryeministri i Republikës së  Kosovës, Fatmir Limaj së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku kanë biseduar për bashkëpunimin dhe avancimin e proceseve ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë e krijimit të vendeve të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se janë të përkushtuar që të mbështesin Odën Ekonomike, duke premtuar trajtim të dinjitetshem për bizneset vendëse.

Duke i quajtur prodhuesit vendës ambasadorë, zëendëskryeministri Limaj tha se Qeveria do të jetë partnere e atyre që janë gjenerues të vendeve të reja të punës.

“Ne do të jemi afër jush për aq sa e lejon korniza ligjore dhe nëse ka ndonjë ligj që e pengon zhvillimin ekonomik ai duhet të ndryshohet. Kemi vullnet si Qeveri dhe do të bëjmë hapa konkret në këtë drejtim”, theksoi zë vendë skryeministrin Limaj, duke shtuar se prioritet yni është stimulimi i prodhuesve vendor.

Më  tutje, zëvendëskryeministri Limaj tha se duhen miratuar ligje që iu përshtaten nevojave dhe interesave të vendit, duke paralajmëruar ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore, në mënyre që shteti të iu ofrojë investitorëve të huaj dhe vendorë  hapësirë  ku ata janë të gatshëm për të investuar dhe, kjo, sipas Limajt ë shtë  e rregulluar edhe me Ligjin për Investime Strategjike.

“Fatkeqësisht paragjykimet dhe pë rceptimi negativ vazhdon të jetë ndaj atyre që e kanë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim duhet bashkë të angazhohemi ta ndryshojmë atë ”, tha Limaj, duke potencuar nevojën e ndërtimit të  partneritetit të besimit, që nënkupton ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për ta çuar përpara vendin.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se biznesmenët jo vetëm që duhet ta ndjejnë  veten drejtues të kompanive, por kanë edhe përgjegjësi ndaj vendit dhe janë burrështetas që ta çojnë përpara atë. Falë vizionit të tyre, theksoi Limaj, hapen vende të reja të punës, mbushet arka e shtetit dhe ngitet mirëqenia.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se është e pamundur që në shpejtësi të zgjidhen problemet e grumbulluara nga e kaluara, por me një  bashkë punim të  ngushtë  me Qeverinë, kë to problemet do të  tejkalohen.

“Është e vërtet që sfidat janë grumbulluar dhe është e pamundur që në shpejtësi të zgjidhen problemet e grumbulluara nga e kaluara,  por në bashkëpunim me ministritë jep shpresë që problemet do t’i takojnë të kaluarës”, ka deklarua ai.

Sipas tij, partneriteti publiko privat duhet të jetë prioritet.

“Sot po promovohet një dëshmi që dialogu dhe partneriteti publiko privat duhet të jetë prioritet. Kemi të bëjmë për nevojën dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomikë si garancë e zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Është koha kur duhet të bëhet më tepër për edukim,  sepse për integrim ekonomik pa një sistem të mirë të arsimit."

"Është koha që duhet të bëjmë ndërprerjen e akademizmit dhe ne duhet të kemi edukim për vendet e reja të punës. Besoj që ne s’kemi nevojë vetëm për mbështetje të prodhimit,  por duhet edhe ta mbrojmë që të mos i krijojmë hapësirë vërshimit të importit”, tha kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ai foli edhe për CEFTA-n dhe sipas  tij, tani tuje ekonomia e Kosovës duhet të prezantohet zëshëm.

“Sa i përket CEFTA-s dhe tani e tutje zërin e ekonomisë duhet ta kemi ne. Nuk s’duhet që për interesa politike të anashkalojmë zhvillimin ekonomik i cili është stabilitet social e politik. Është koha kur duhet të ngritët debati për ligjin e punës”, është shprehur Gërxhaliu.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se prioritet i Ministrisë që ai drejton, do të jetë punësimi i të rinjve, sidomos i atyre me arsim të lartë dhe në  këtë drejtim ka kërkuar edhe përkrahjen e prodhuesve vendës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, tha se temat e diskutimit me Odën Ekonomike të Kosovës, janë indikatorët që do të kontribuojnë në hartimin dhe gjetjen e mundësive për të krijuar vende të reja të punës për të rinjt.

 “Këto janë tema që prekin edhe interesin e biznesit edhe të qytetarëve dhe institucioneve tona që ka të bëjë me mbështetjen institucionale që duhet ta kenë dhe së bashku me këtë mbështetje,  që do të ndikohet në rritjen e cilësisë së punësimit. Rritja e punësimit në vend është obligim i yni. Pa dyshim është punësimi i të rinjve dhe të reja dhe në veçanti i atyre më edukim superior”, ka thënë ministri Reçica.

Ai më tutje shtoi se  të gjeturat e Odës Ekonomike do të shërbejnë si bazament për hartimin e politikave të punësimit nga ministria që ai e drejton .

“Gjatë këtyre dy muajve isha pjesë e tryezave ku janë prezantuar hulumtime mbi sfidat e punësimit dhe njëri hulumtim ishte dhe nga Oda. Këto hulumtime që janë bërë që kanë të bëjnë me sfidat dhe nevojat e bizneseve janë duke na ndihmuar në hartimin e politikave të biznesit në Kosovë. Ne kemi marrë vesh që bizneset nuk po mund të gjejnë të punëtor të kualifikuar."

"Ne bashkë me MASHT-in kemi diskutuar se çfarë mund të bëjmë që të t’ju ndihmojmë juve, pasi duke i‘u ndihmuar juve ne ndihmojmë të rinjtë tanë që janë duke pritur për të gjetur një punë. Koncepti i skemave sociale në vend vërtet ka rrëshqitur nga koncepti që duhet ta ketë. Po të merret ai buxhet dhe të orientohet në një sektor që ka në funksion  zhvillim  besoj se të gjithë ata që janë të përfshirë në skema do të dalin dhe të punojnë."

" Ne jemi të interesuar që atë mbështetje sociale ta orientojmë përmes krijimit të masave aktive të tregut të punës”, ka thënë Reçica, duke shtuar se fokusi  i tyre është që brenda mandatit të tyre të angazhohen fuqishëm që numri i qytetarëve me asistencë sociale të zvogëlohet, duke i angazhuar më tregun e punës.

Në këtë takim prezent ishin edhe përfaqësues të bizneseve dhe kryetarë  të shoqatave të ndryshme, të cilët treguan veshtirësitë me të cilat ballafaqohen.

Zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga ta që të bëjnë listën me probleme me të cilat ballafaqohen dhe bashkërisht do t’i zgjidhin ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)