27 Nëntor 2020

Ligji mbi verërat duhet ndryshuar

Prishtinë, 21 shtator - Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor u debatua problemi i shitjes së rrushit nga vreshtarët e Rahovecit.

Kryetari i Komisionit, Naser Rugova, shprehu shqetësimin për problemin e vreshtarëve. Ai tha se  kanë ndjekur rrugën institucionale për të biseduar dhe kërkuar zgjidhje lidhur me problemet e prodhuesve të rrushit. Rugova siguroi se komisioni që ai drejton është i gatshëm të procedojë në Kuvendë të gjitha masat e nevojshme që do të ndihmonin në tejkalimin e kësaj çështje. 

Ndërsa zëvendës ministri i bujqësisë Xhabir Morina, duke dhënë një pasqyrë rreth angazhimeve të ministrisë, tha se Ministria e Bujqësisë ka marrë masa për tejkalimin e gjendjes së krijuar me prodhuesit e rrushit . Në lidhje me këtë ai tha Ministria ka propozuar që ndërmarrjet përpunuese të verës të subvencionohen me 0,04 euro për çdo litër të verës së prodhuar gjatë vitit 2009.

Ndërkaq, lidhur me infrastrukturën ligjore, e cila do të ndikonte në zgjidhjen e çështjes së ngritur,  Morina vuri në pah nevojën e ndryshimit të Ligjit mbi verërat, ku sipas MBPZHR-së, vera të trajtohet si prodhim ushqimor bujqësor i fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik i tërësishëm apo i pjesshëm i rrushit të freskët.

Morina tha se deri nesër do të gjendet zgjidhje e duhur rreth kësaj çështje, ndërkaq anëtarët e komisionit u shprehën për bashkëpunim të përbashkët  për tejkalim të kësaj situate.




  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)