19 Mars 2024

Let’s Do It nis fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën 2020”

Prishtinë, 26 maj - Let’s Do It nis fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën 2020”, e cila do të shënohet më 5 Qershor - Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe do të vazhdojë deri më 19 Shtator – Ditën e Pastrimit të Botës.

Gjatë këtyre dy muajve të ballafaqimit me pandeminë COVID-19, Let’s Do It (përveç aktiviteteve të shumta vullnetare-humanitare) ka monitoruar në vazhdimësi gjendjen e deponive ilegale të mbeturinave në terren, si dhe ka pranuar raportime të shumta nga vetë qytetarët në lidhje me këtë.

Nisur nga kjo, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar të konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve të pandemisë, numri i deponive ilegale të mbeturinave në terren është rritur dukshëm.

Duke marrë në konsideratë A) Vetëdijësimin në nivelin ende jo të dëshirueshëm të qytetarëve sa i përket sëmundjeve infektuese - epidemive që mund të vijnë nga mbeturinat; B) Vetëdijësimin në nivelin ende jo të dëshirueshëm sa i përket ruajtjes së mjedisit në përgjithësi - korelacionit që ekziston ndërmjet shëndetit tonë dhe mjedisit të pastër apo të ndotur; C) Faktin që deponitë ilegale të mbeturinave vetëm sa po vijnë e shtohen në këto kohë të pandemisë dhe rreziku që këto deponi paraqesin për shëndetin publik është serioz (aq më tepër kur tani po përballemi me pandeminë dhe ato mbeturina mund të jenë të infektuara eventualisht edhe me SARS-Cov 2), Let’s Do It në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe me mekanizmat e tjerë relevantë, si dhe në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës, nis fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën 2020” e cila do të shënohet më 5 Qershor – Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe do të zgjasë deri më 19 Shtator – Ditën e Pastrimit të Botës. Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën 2020” ka për qëllim të:

Mobilizojë komunat për të organizuar aksione gjithandej vendit për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, të krijuara sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID-19;

Ngrisë vetëdijen e qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi, duke i bërë ata që të kuptojnë korelacionin (marëdhënien) që ekziston në mes të shëndetit tonë e atij publik dhe gjendjes së mjedisit në të cilin ne jetojmë.

Të gjitha aktivitetet e “Ta Pastrojmë Kosovën 2020” janë planifikuar të zhvillohen në përputhje me situatën dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, nën respektimin dhe zbatimin e plotë dhe të përpiktë të të gjitha masave dhe udhëzimeve për mbrojtje (ruajtja e distancës dy metra, vendosja e maskës dhe dorëzave, pastrimi i duarve me shampon apo dezinfektimi i tyre), duke mos e rrezikuar shëndetin e askujt.

Pandemia do të kalojë, por rreziku për përhapjen e epidemive të reja nga deponitë ilegale të mbeturinave është prezent përderisa këto nuk eleminohen (pastrohen) dhe nuk parandalohen.

Let’s Do It fton të gjithë individët, bizneset e organizatat e ndryshme që t’i bashkohen fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën 2020”, secili/a në komunën e tij/saj, për të mirën e përbashkët të vendit tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)