23 Prill 2024

Let’s Do It Kosova mbjellë qindra fidane në oborre të shkollave në Viti

Prishtinë, 24 tetor - Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor dhe rivitalizimi i hapësirave shkollore” i cili bashkëfinancohet nga Let's Do It Kosova dhe Komuna e Vitisë, dje filloi faza e dytë e projektit, ajo e rivitalizimit të hapësirave shkollore, me ç'rast do të mbillen qindra fidane në 20 oborre të shkollave të kësaj komune, në dhjetë prej të cilave u mbollën dje.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj, u shpreh se ky është vetëm njëri prej aktiviteteve në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, të cilat do të vazhdojnë në mënyrë që të ngritet vetëdija e qytetarëve dhe e nxënësve për kujdesin ndaj ambientit jetësor dhe hapësirave publike, në mënyrë që të rritet vetëdija e qytetarëve, e në këtë rast më së shumti e nxënësëve të cilët janë nëpër shkolla.

Gjithashtu, Hasanaj tha se fokus i Let’s Do It është bashkëpunimi me ato komuna të cilat tregojnë vullnet dhe angazhim për të përmirësuar situatën mjedisore, e Vitia është njëra ndër to.

“Ne si organizatë do të interesohemi dhe në fakt fokusi ynë është që të bashkëpunojmë me komuna të cilat tregojnë vullnet dhe shohim angazhim më të madh për ta përmirësuar situatën mjedisore, dhe këtë e kemi pa në Viti dhe Vitia është në fokusin tonë edhe për vitin që vjen, kështu që do të kemi shumë e shumë edhe drunjë, edhe aktivitet të tjera të cilat do të vijnë këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se ky vit i cili është shpallur vit ambiental dhe i mbrojtjes së pyjeve në Komunën e Vitisë, po përmbyllet suksesshëm me mbjellje dhe se Komuna e Vitisë po punon gjithëmbarshëm që vetëdija e vazhdimësisë ambientale të forcohet, e aktiviteti i sotëm është një tregues për këtë. Haliti falënderoi Ministrinë e Mjedisit, e në veçanti Let’ Do It për bashkëpunimin në sferën ambientale dhe u shpreh se bashkarisht kanë arritur që viti 2018 dhe viti 2019 të jenë të suksesshme për Komunën e Vitisë në këtë sferë.

“Ne po dëshirojmë të përmbyllim suksesshëm këtë vit ambiental, pastër dhe me mbjellje të drunjëve e bimëve dekorative, sepse ju e dini që e kemi pasur të shpallur vit ambiental dhe të mbrojtjes së pyjeve vitin 2019, por edhe vitin 2018. Ne e kemi imperativ ta bëjmë Vitinë të bukur, të gjelbër e të pastër.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit e kësaj komune, Fatbardha Emini, falënderoi Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin Ekzekutiv të Let’s Do It për qasjen pozitive dhe tha se ky është vetëm njëri nga projektet i cili është duke u implementuar.

“Ciklin e parë e kemi pasur ngritjen e kapaciteteve sa i përket edukimit për mbrojtjen e ambientit, me trajnime tek nxënësit e mësimdhënësit. Tani jemi në komponentën e dytë, që ka të bëjë me pjesën e rregullimit të kopshteve të shkollave. Më lejoni që në emër të Drejtorisë së Arsimit dhe të gjithë drejtorëve të shkollave të falënderoj kryetarin dhe drejtorin e Let’s Do It Kosova, që e kanë një qasje shumë pozitive që sektorin e arsimit ta mbështesin. 

Dje u nënshkrua edhe pranimi i grantit të performancës i cili është ndarë për Komunën e Vitisë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si rezultat i suksesit të treguar nga kjo komunë gjatë fushatës tremujore të vitit të kaluar “Ta Pastrojmë Kosovën 15 Shtator – 15 Dhjetor”, të implemtuar nga Let’s Do It në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)